Categories Lajme

Detaje nga arrestimi në Janinë, Laert Haxhiu përplasi tre makina derisa mbeti i bllokuar

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu. Mediat greke raportojnë se Laert Haxhiu në momentin që ka pikasur policinë ka tentuar të largohet.

Në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit ai është përplasur me tre automjete të tjera dhe ka mbetur i bllokuar.

Laert Haxhiu përshkruhet edhe nga mediat greke si person me rrezikshmëri të lartë dhe pjesë e bandave kriminale.

Ai u arrestua një ditë më parë në shtetin grek, ndërsa kishte kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara. Laert Haxhiu është dënuar nga drejtësia shqiptare me 18 vite burg, për shkak të asaj që konsiderohet si masakra e Lushnjës në vitin 2017.

Haxhiu akuzohet se ka vrarë në bashkëpunim dy persona e plagosur dy të tjerë gjatë kësaj masakre duke derdhur një breshëri plumbash.

Megjithatë objektivi i tij kryesor ishte nipi i Aldo Bares, i cili i shpëtoi këtij atentati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME