Categories Lajme

Humbi dy djem për dy muaj, flet babai i Arian Gosës: Dëgjova vetëm një krismë dhe e pashë tim bir që ra në tokë

Policia e Kavajës pasi ka administruar dëshminë e të atit të Arian Gosës i cili u vra për hakmarrje, intensifikoi negociatat e familjen e Habib Rexhës që ky i fundit të dorëzohet. Dhe në fakt, ashtu ndodhi.

Rexha u dorëzua duke treguar edhe rrethanat të cilat e kanë çuar drejt aktit të rëndë, ndërkohë që tashmë ai pritet të dalë  për masë sigurie.

Por sipas të dhënave nga dëshmia e Osman Gosës, të vetmit dëshmitar okular në atë vrasje, e dokumentuar nga ana e oficerëve gjyqësorë, është mësuar se ai dhe familja e tij nuk ishin ruajtur me idenë se gjithçka ishte mbyllur me atë ngjarje të rëndë ku humbën jetën djali i tij dhe vëllai i Habib Rexhës.

Shumë i tronditur për atë që përjetoi i ati i viktimës, Osman Gosa 78 vjeç ka dëshmuar mbi atë që ndodhi të dielën në mbrëmje. Sipas dëshmisë së tij, ai ka qenë në një lokal së bashku me djalin e madh Arianin i cili ishte kthyer në vendlindje që në mars pas vrasjes së të vëllait.

Të dy janë ulur në pjesën e jashtme të lokalit dhe kanë qenë me kurriz nga rruga, ndaj nuk e kanë parë autorin kur ka hyrë në lokal.

“Ishim duke parë ndeshjen. Dëgjova vetëm një krismë dhe e pashë djalin që ra në tokë dhe një njeri që iku me vrap”.

Kaq ka mundur të dëshmojë, 78-vjeçari Osman Gosa i cili në një hark të shkurtër kohor, brenda më pak se dy muajsh humbi dy djemtë e tij, përkatësisht Edmondin 43 vjeç dhe Arianin 48 vjeç.

I tronditur nga gjithçka përjetoi në moshë të thyer, Osman Gosa nuk e kishte menduar se do të humbiste dhe djalin tjetër si pasojë e krimit në të cilin u përfshi i biri dhe që i mori jetën. Meqë të dy palët e përfshira në konfliktin, që përfundoi në vrasje më 29 mars, mbetën të vrarë dhe Arian Gosa nuk ruhej. Familja Gosa nuk e kishte menduar hakmarrjen ndonëse të afërm të tyre shprehen se në ditët e para pas krimit kjo ishte diskutuar meqenëse familja e Altin Rexhës është nga Kukësi ku vepron fuqia e kanunit, por fakti që dhe Rexha vrau Edmondin u konsiderua si mbyllje e konfliktit.

Sipas Policisë, Arian Gosa u qëllua me një plumb në kokë nga vëllai i Altin Rexhës, 31-vjeçari Habib Rexha, që ka shkuar i pamaskuar në lokalin ku viktima po pinte kafe me të atin ndërsa shihnin një ndeshje futbolli, gjithnjë sipas dëshmisë së të atit të viktimës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME