Categories Lajme

Detaje nga grabitja në Dropull, pronari i shtëpisë jeton në Greqi: Më morën 15 mijë euro

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër, ku disa persona hynë në një banesë, ku ndodheshin vetëm dy të moshuara, dhe morën një sasi parash. Mësohet se banesa e vjedhur është në pronësi të shtetasit Vasil Basho, i cili jeton në Greqi, dhe që pritet të vijë në vendin e tij pas ngjarjes. Në momentin e grabitjes, në banesë ndodheshin vetëm vjehrra e Vashos me një plakë tjetër, që e shoqëronte gjithmonë, dhe që të dyja ishin mbi 80 vjeçe. Ndonëse zyrtarisht nuk ka ende informacion për grabitjen, i zoti i shtëpisë pretendon që autorët i kanë marrë 15 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Terihat, Bashkia Dropull. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME