Categories Lajme

DETAJE/ Pse eksplozivi ishte vendosur sipër gomës nga ana e pasagjerit, Preng Gjini jetonte i fshehur

Zbulohen të tjera detaje nga atentati me eksploziv ndaj Preng Gjinit, që tronditi dje pasdite kryeqytetin. Nga hetimet e bëra në vend, forcat xheniere, nisur nga matjet në mjet, dyshojnë se në këtë atentat është përdorur 400 deri në 500 gram eksploziv. Ndërkohë që mësohet se lënda plasëse ishte vendosur sipër gomës së parë, nga ana e pasagjerit, raporton “News 24”.

Për fat gjendja e të plagosurit është e qëndrueshme. Burime nga Spitali i Traumës thanë për News 24 se gjendja e 51 vjeçarit Preng Gjini paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Gjini dëmtimet më të mëdha i ka marrë në pjesën abdominale, për shkak të të cilave ka kryer edhe ndërhyrje.

Por për fat, pavarësisht forcës së madhe shpërthyese, 51 vjeçari nuk ka marrë dëmtime shumë serioze, sepse i ka shërbyer si mburojë motori i makinës. Hetimet tregojnë se që nga vdekja e të vëllait, 51 vjeçari ka jetuar i fshehur, pasi i druhej një atentati. Pjesën më të madhe të kohës ka jetuar në Tiranë, ndërsa dy vajzat e tij dhe bashkëshortja jetojnë në Amerikë.

Ai kryente lëvizje shumë të pakta në kryeqytet dhe pjesën më të madhe të kohës ishte në shoqërinë e kushëririt të tij, që ka banesën shumë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi. Mjeti ku ishte vendosur lënda plasëse është në pronësi të kushëririt të Gjinit. Atentatorët kanë pasur si objektiv sulmi pasagjerin e mjetit, që në të shumtën e ditëve ishte 51 vjeçari. Por, për rrethana që ende nuk dihet, mbrëmjen e djeshme ai lëvizi i vetëm në makinë, në pozicionin e drejtuesit të mjetit. Ndërkohë që dy të plagosurit e tjerë që ishin kalimtarë, italiani dhe 14 vjeçari kanë dalë nga spitali, pas mjekimit të parë që morën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME