Categories Lajme

Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, banori në Bubq: Kemi dhjetë muaj në çadër, askush nuk është interesuar për ne

Familjet e dëmtuara nga tërmeti janë të shumta edhe në qytetin e Fushë-Krujës. Banori i fshatit Bubq, Andon Shota, të cilit shtëpia i ka dalë me dëmtime serioze që në tërmetin e 21 shtatorit 2019, tërmeti i 26 nëntorit ia shkatërroi plotësisht. Në bisedën që pati me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ai thotë se edhe pse është vlerësuar për shembje, deri më tani nuk ka parë asnjë ndihmë nga shteti.

Për këtë është detyruar të qëndrojë për dhjetë muaj në çadër në kushte shumë të vështira, bashkë me gruan dhe djalin. Ndërsa gruaja e tij, Dave Shota, thotë se nëse kërkohet pastërti për shkak të pandemisë, shteti duhet të marrë parasysh kushtet ku qëndrojnë familjet e dëmtuara nga tërmeti që jetojnë ende në çadër.

Andon Shota: Unë jam Andon Shota në fshatin Bilaj. Mua më është prishur shtëpia, totalisht e pabanueshme, brenda s’mund me hyj brenda në shtëpi. Jetoj në çadër ka dhjetë muaj! Orjola Pampuri: Nga 26 nëntori, ju nuk keni patur asnjë lloj mbështetje?

Andon Shota: Jo, jo, jo!

Orjola Pampuri: Përsa i përket rindërtimit të shtëpisë?

Andon Shota: As ka pyet kush për atë punë, asnjë!

Orjola Pampuri: Historia juaj ka filluar me tërmetin e shtatorit?

Andon Shota: Po qysh te tërmeti i parë…

Orjola Pampuri: Ku pati dëmtime dhe më pas gjithçka përfundoi në nëntor?

Andon Shota: Ka përfunduar totalisht sa më ka ul në zero krejt.

Orjola Pampuri: Si ju ka nxjerrë?

Andon Shota: Për shembje shtëpia!

Orjola Pampuri: Ndërkohë jeni me DS4 dhe nuk ka ardhur askush të marrë masa për rindërtim?

Andon Shota: Asnjë… Jo, jo, jo, as ka pyetur kush për atë punë, a jetojmë apo nuk jetojmë gjallë në këtë tokë!

Orjola Pampuri: Me çfarë të ardhurash jetoni?

Andon Shota: Vetëm me një rrogë të djalit, ai mund të punojë një herë në dy javë. Ajo, të thuash një qind e ca mijë lekë në muaj i ka ilaçe, se është vetë e sëmurë. Të dy jemi pa pension.

Dave Shota: Këtu ku gatuaj unë është e papranueshme!

Orjola Pampuri: Dhe tani po vjen dimri…

Dave Shota: Në kohë pandemie që thonë keni kujdes, po ça kujdesi kam unë këtu?! Ma kallzoni ju mu, ça duhet të bëj unë këtu, a është e pranueshme këtu? …Ku të shkoj?!

Andon Shota: Unë pra kërkoj vetëm një gjë, një ndihmë nga shteti, të venë dorën ata, se fundja fundit, janë t’u shku paret në katër anët krejt, të paktën të hedhi sytë nga ata që janë brenda në çadër!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME