Categories Lajme

DETAJE/ Sot Këshilli Politik ka gati amendimet për Kodin Zgjedhor

Ekspertët e Reformës Zgjedhore për një javë kanë ‘zbërthyer’ dokumentin e firmosur në 5 qershor nga katër anëtarët e Këshillit Politik, nënshkrim që u bë në sytë e ndërkombëtarëve. Gjatë javës së shkuar rinisi punën dhe Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, por ekspertët e palëve dhe të pavarurit kanë vijuar punën dhe tashmë është gati drafti për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do të dorëzohet në Kuvend.

KOHA ZGJEDHORE Tashmë është zyrtare që data e zgjedhjeve do të caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 prilli deri në 15 maj ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor dhe qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Ndryshime të shumta do të ketë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili tashmë do marrë emrin Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe do ketë në përbërje të tij Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Sipas draftit të ekspertëve Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do ushtrojë kompetencat ekzekutive dhe kryekomisioneri do të zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

KQZ-JA Nga ana tjetër Komisioni Rregullator (Rregullator) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet. Rregullatori përbëhet nga pesë anëtarë, nga të cilët njeri ushtron detyrën e kryetarit. Një institucion tjetër që krijohet do të jetë dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organ kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkelje të ligjit zgjedhor. KAS-i përbëhet nga pesë anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 9-vjeçar, sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj.

TEKNOLOGJIA Një ndër pikat që hasi debate mes palëve në Këshillin Politik është dhe teknologjia në zgjedhje. Sipas draftit të ekspertëve, i jepet të drejtë KQZ-së të eksplorojë, eksperimentojë dhe të vendosë përdorimin në zgjedhje të sistemeve të teknologjisë së informacionit, për të mbuluar aspekte të veçanta të procesit zgjedhor.

Por KQZ është e detyruar që përdorimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit ta zbatojë në zgjedhje nëpërmjet projekteve pilot, në jo më pak se 10 përqind të numrit të zgjedhësve për çdo fazë të implementimit. KQZ-ja ka të drejtë të instalojë dhe përdorë sisteme video-monitorimi në qendrat e votimit, si dhe kur bëhet numërimi manual i votave.

FINACIMI I PARTIVE Në draftin e Kodit Zgjedhor është parashikuar dhe ndërhyrja për financimin e partive. Sipas dokumentit mësohet se partitë do të kenë mundësi që të bëjnë reklama gjatë fushatës, por media nuk mund të publikojë materiale të parapërgatitura. Për sa i përket financimit të partive, bëhet me dije se do të mund të përfitojnë para nga buxheti i shtetit, forcat politike që kanë siguruar jo me pak se 1% të votave në zgjedhjet e kaluara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME