Categories Sport

Real i Madridit rigjen Hazardin, i mjafton një pjesë loje ndaj Eibarit

Real i Madridit mban ritmin e Barcelonës në këtë rikthim të La Ligas, pas ndërprerjes për shkak të COVID-19. “Los Blancos” fituan 3-1 përballë Eibarit në atë që ishte edhe sfida e rikthimit në formacion e Eden Hazardit, i cili ka munguar për një kohë shumë të gjatë për arsye dëmtimi. Futbollisti belg u aktivizua titullar dhe u zëvendësua në minutën e 61-të nga Vinicius, duke lënë shenjë edhe më një asist në stadiumin “Alfredo di Stéfano”.

Reali e nisi furishëm takimin, duke i shënuar të tre golat që në pjesën e parë. Pa u mbushur katër minuta lojë, e zhbllokoi sfidën Toni Kross, ndërsa në të 30-ën e gjeti rrjetën Sergio Ramos, i shërbyer pikërisht nga Hazard. Marcelo beri që Eibari të kapitullonte me golin e 3-0 në minutën e 37-të.

Ritmi i “Los Blancos” ra ndjeshëm në fraksionin e dytë, ndikuar edhe nga hipotekimi i suksesit. Miqtë shkurtuan diferencën në minutën e 60-të me Bigan, por asgjë më shumë, pasi Reali e administroi lojën madje, duke kursyer energjitë (kreu pesë zëvendësimet e mundshme).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME