Categories Lajme

Detaje\ Taulant Malaj nga Selenica rrëfen si vrau vajzën e tij dhe italianin! Djali 5-vjeçar u fsheh …!

Xhelozia ishte shkaku i masakrës në familjen shqiptare në Itali, ku Taulant Malaj vrau vajzën e tij 16-vjeçare, e cila tentoi të mbronte nënën e saj nga agresioni i të atit.

45-vjeçari masakroi me thikë edhe shtetasin italian, Massimo De Santis me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja e tij.

Shqiptari ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes përpara hetuesve italianë.

“Gruaja ime pranoi se kishte një lidhje me Massimo. Ajo më kërkoi falje për këtë lidhje jashtëmartesore, por unë doja të ndahesha”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ditët e fundit kanë pasur debate në familje pikërisht për tradhtinë e dyshuar.

Ai tha se i kishte kërkuar bashkëshortes që të ndaheshin, por kjo e fundit e kishte bindur që të qëndronte në shtëpi.

Malaj deklaroi se e kishte gjetur disa herë gruan në katin e tretë të pallatit, ku edhe banonte 51-vjeçari.

Por çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës?

Ai ka rrëfyer se ishte në shtrat me bashkëshorten dhe ajo nisi të bisedonte me dikë në telefon.

45-vjeçari ka kontrolluar telefonin e saj dhe ka zbuluar se po shkëmbente mesazhe me fqinjinin e tyre, Massimo.

Më pas doli nga shtëpia dhe priti italianin të kthehej nga lokali në banesën e tij.

Sapo, 51-vjeçari hyri në shtëpi, Taulant Malaj tha se e goditi me thikë për vdekje.

Ai i tha hetuesve se pasi masakroi Massimo u rikthye në banesën e tij dhe filloi të godiste me thikë gruan e më pas vajzën, që tentoi të mbronte nënën e saj.

“Në atë moment i verbuar nga inati, ai nuk e kuptoi që ishte përballë vajzës dhe filloi ta godiste me thikë”, thanë avokatët.

Ndërkohë Taulant Malaj nisi të kërkoi edhe djalin e tij të vogël për ta vrarë, por 5-vjeçari shpëtoi pasi ishte fshehur pas divanit të cilin e gjeti policia të frikësuar…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME