Categories Lajme

“Jam i afërmi i X politikani”, Gjykata lë në burg babë e bir që mashtronin biznesmenët duke u shtirur si zyrtarë (Emrat)

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg shtetasit Bedri dhe Albert Vodha, babë e bir të cilët akuzohen se mashtronin biznesmenë, duke u shtirur si zyrtarë dhe iu premtonin favore në këmbim të shumave monetare.

Ata u kapën në flagrancë duke i marrë një biznesmeni përmes mashtrimit një shumë prej 100.000 euro, janë lënë në burg.

Gjykata e Tiranës la caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për baba e bir për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim”.

Bedri dhe Albert Vodha, përkatësisht 54 dhe 24 vjeç, në bashkëpunim me Florian Gjergji, akuzohet se u prezantoheshin biznesmenëve në rrjetet sociale si zyrtarë dhe me anë të mashtrimit u merrnin shuma të konsiderueshme parash.

Ky i fundit, i cili dyshohet si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, është shpallur në kërkim nga policia.

Gjithashtu dyshohet se këta 3 shtetas janë autorë edhe të një rasti tjetër të ngjashëm, të ndodhur në muajin mars të këtij viti, në Tiranë, ku me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë, i kanë marrë një shumë të madhe parash një biznesmeni.

SKEMA

Mësohet se ata i shkruanin biznesmenëve në platformën “Telegram” duke u shtirur se ishin të afërm të një politikani. Fillimisht skema e mashtrimit niste në “Telegram”, ku organizator ishte shtetasi Florian Gjergji, i cili i shkruante biznesmenëve duke i thënë “jam i afërm i x politikani” dhe më pas pretendonte se ishte zyrtar i lartë në shtet dhe në këmbim të parave u premtonte favore apo ndikim në shtet në lidhje me bizneset.

Ndërkohë ky shtetas nuk dilte vetë në terren për të marrë shumën e të hollave për të cilat ishte dakorduar me “viktimën”, por një detyrë të tillë e kryenin Bedri dhe Albert Vodha.

Policia ra në gjurmën e grupit, pasi në muajin ,mars një tjetër biznesmen kishte rënë pre e mashtrimit të tyre.
Ky ishte momenti ku policia vendosi grupin nën përgjim, deri në ,momentin kur grupi u riaktivizua dhe tentoi të mashtronte viktimën e radhës. Kujtojmë se organizatori i grupit, është ende i shpallur në kërkim dhe se po punohet për kapjen e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME