Categories Lajme

Detaje të reja nga aksid enti i “Benz G Class” 200 mijë eurosh

Pavarësisht se u raportua si një aksident rrugor, Policia e Tiranës po e heton rastin ku u gjet përmbys një automjet luksoz dhe i blinduar si një atentat i mbetur në tentativë.

Eldin Dergjini, i cili pretendon se ishte ai në drejtim të mjetit tip “Mecedez-Benz G Class” me vlerë 200 mijë euro, ka shkuar në një spital privat rreth 1 orë pas ngjarjes të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës pranë ish-sheshit “Shqiponja”. Ai ka deklaruar se pas makinës së tij të blinduar me targa ruse ka qenë një automjetet tjetër që kryente manovra të dyshimta. Sipas 34-vjeçarit Dergjini, ai u detyrua të shtonte shpejtësinë, pasi një tjetër makinë i zuri rrugën nga para. “Përshpejtova dhe humba kontrollin e makinës. U largova me një taksi dhe shkova për ndihmë mjekësore më vonë. Kam qenë i vetëm në automjet”, u shpreh Dergjini.

Dëshmia e të riut nuk ka qenë shumë bindëse për grupin hetimor pasi, ende nuk është zbuluar se kush ishte taksisti që e dërgoi në spital, por as makina që e ka goditur nga pas. Eldin Dergjini udhëtonte me një makinë të blinduar, pasi dyshohet se i ruhej një atentati të mundshëm ndaj tij. 34-vjeçari po hetohet edhe për disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në kryeqytet por që kanë mbetur pa autor.

Ai kishte falsifikuar targat e mjetit të tij me ato të një automjeti tjetër po aq luksoz, si “Bentley Continental GT”, e cila rezulton e regjistruar në shtetin rus. Nuk dihet se, prej sa kohësh ka lëvizur në territorin shqiptar një makinë e blinduar e cila kishte edhe parregullsi në dokumentacion. Eldin Dergjini rezulton të jetë me precedentë të mëparshme penale dhe për këtë arsye kishte ndryshuar edhe mbiemrin e tij nga Barova në Dergjini. Ai ka qenë i dënuar në vendin tonë për kundërshtim të punonjësit të rendit publik, armëmbajtje pa leje si edhe trafik droge në Itali./ABC News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME