Categories Lajme

Detaje të reja nga djegia e 4 makinave në Shkodër, flaka iu vu mjetit të Gent Dushkut

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar në Shkodër, ku u dogjën katër  makina të parkuara në sheshpushimin e një pallati në Shkodër.

Bëhet me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe i është vënë mjetit të Gent Dushkut, ndërsa më pas është djeguur edhe makina e Gazmend Pllumbajt, Musa Moslit dhe Agim Markajt.

Mjeti që ka qenë synim është djegur plotësisht, por bashkë me të janë djegur dhe tre mjete të tjera, një tjetër Audi A6, një Volkswagen Polo dhe një mjet Opel.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:50, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, janë djegur plotësisht automjetet tip Audi në pronësi të shtetasit G. P. , Audi në pronësi të shtetasit G. D, ndërsa automjetet tip  Volksëagen në pronësi të shtetasit M. M. dhe Opel në pronësi të shtetasit A. M.,  janë djegur pjesërisht.

Vijojnë veprimet hetimore duke mbledhur çdo provë materiale dhe vlerësuar çdo informacion  si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për përcaktimin e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME