Categories Lajme

Detaje të reja nga tragjedia në Tetovë: Konfirmohen 8 viktima, spitali i mbipopulluar nga pacientët e infektuar me Covid për shkak të valës së katërt të pandemisë

Gazetari Zekirja Mexhiti ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se janë të paktën 8 viktima të konfirmuar nga zjarri që ra mbrëmjen e sotme në spitalin e Tetovës.

Sipas gazetarit dyshohet se zjarri erdhi si pasojë e shpërthimit të një bombule oksigjeni. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë shkrumbuar spitalin brenda disa minutash.

Më tej, Mexhiti thotë se spitali ishte i mbipopulluar nga pacientë të infektuar me Covid-19, pasi që Maqedonia e Veriut po përballet me një valë të katërt të virusit.

Është një tragjedi mjat e madhe për Tetovën, qyteti i dytë më i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ky spital ka qenë për trajtimin e personave të infektuar me Covid-19. Numri i konfirmuar është 8, por burimet bëjnë me dije se numri është më i madh.

Zjarri dyshohet se ka ardhur nga një spërthim i bombulave të gazit. Ky është një infiormacion ende i pakonfirmuar. Kemi të bëjmë me një spital ku trajtoheshin pacientë të infektuar me Covid-19. Spitali ka qenë i mbingarkuar me pacientë për shkak të një vale të katërt të pandemisë. Bëhet fjalë për shkrumbim total të këtij spitali. Për disa minuta zjarri ka shkrumbuar spitalin”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME