Categories Lajme

Ministria e Shëndetësisë e konfirmon: Shpërthimi në spitalin e Tetovës ka viktima, të lënduarit po transportohen për në Shkup…

Një zjarr i madh ka shpërthyer në spitalin mobil për Covid-19 në Tetovë. Mediat në Maqedoni raportojnë se spitali është djegur tërësisht derisa zjarri është ende aktiv në disa pjesë të objektit. Alsat raporton se dyshohet për vi ktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësorë.

Përveç ekipeve të zjarrfikësve në vendin e ngjarjes ka edhe turma të shumta të qytetarëve të cilët kanë shkuar të kontrollojnë gjendjen e familjarëve të tyre të cilët ishin duke u trajtuar në këtë godinë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të sotëm.

Para disa jave në të njëjtin spital kishte pasur tentime për të dëmtuar rrjetin e oksigjenit, pas çka policia arrestoi një 42-vjeçar nga fshati Zhelinë në Tetovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton ka viktima nga shpërthimi i ndodhur brenda spitalit COVID në Tetovë që shkakoi më pas edhe një zjarr në të gjithë godinën. Zjarri tashmë është shuar dhe të gjitha ekipet nga spitali janë mobilizuar për të ndihmuar të lënduarit e mbijetuar.

Të gjithë po transportohen urgjentisht në Shkup për tu siguruar kujdesin e duhur mjekësor. Po ashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për të ndjekur nga afër zhvillimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME