Categories Lajme

Detaje të reja rret gomones së kapur sot në grykëderdhjen e lumit Vjosë

Një mjet lundrues rreth 10 metra i gjatë,dhe rreth 500 kg lëndë narkotike Canabis Sattiva janë sekuestruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës në grykëde*rdhjen e lumit Vjosë,në afërsi të fshatit Bishan.

Lënda narkotike ishte ngarkuar në mjetin lundrues,gomone dhe ishte e paketuar,ndërsa ishet bërë gati për t’u transportuar drejt Italisë. Veç mjetit lundrues,policia ka sekuestruar edhe dy automjete,të cilat mendohet se janë përdorur nga trafikantët për transportimin e lëndës narkotike. Aksioni i policisë kufitare në bashkpunim me Guardia di Finanza ka nisur prej orës 03 e 30 minuta të mëngjesit të ditës së martë, ku disa milje larg bregut është pikasur një mjet lundrues. Në ndjekje të tij janë vënë policia kufitare dhe Guardia Di Finanza,ndërsa aksioni është përqëndruar nga forcat e policisë së Vlorës dhe Fierit edhe nga toka.

Pas ndjekjes në det,.mjeti lundrues është braktisur në grykëderdhjen e lumit Vjosë,në afërsi të fshatit Bishan. Mësohet se në brendësi të mjetit ishte një sasi prej rreth 500 kg lëndë narkotike,e cila ishte paketuar dhe bërë gati për t’u transportuar drejt shtetit Italin. Policia nuk ka arritur dot të ndalojë personat përgjegjës,ndërsa burime nga kjo e fundit kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Në vend është sekuestruar lënda narkotike,e cila sipas burimeve nga policia është transportuar drejt komisariatit të Fierit,ndërsa mjeti lundrues ,gomone,është transportuar pranë zonës së triportit në Zvërnec,Vlorë. Nga policia mësohet se është ngritur tashmë një grup pune i posaçëm ,për të intesifikuar hetimet,në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës,për këtë vepër kriminale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME