Categories Lajme

Tragjike/ Nëna vret dy fëmijët e saj

Elena Karimova, dyshohet se ka mbytur vajzën, Khadizha 4 vjeçe dhe djalin Suleiman, 2 vjeç, në pjesën e pasme të makinës përpara se të digjte dy trupat e tyre. Pamjet e fundit të saj janë filmuar nga një market tek një karburant ku ajo ka qëndruar për tu blerë çokollata, përpara se të kryente veprimin e tmerrshëm.

Ngjarja tragjike që ka shokuar mbarë opinion publik ka ndodhur në Nizhny Novgorod të Rusisë Perëndimore. Ajo ka çuar dy vogëlushët e saj në një ndërtesë të pabanuar dhe më pas u ka hedhur benzinë duke u vënë flakën, raporton Metro.

Duke pasur frikë se tymi do të tërhiqte vëmendjen e njerëzve ajo ka marrë dhe ujë me vetë për ta shuar zjarrin. Prokurorët të cilët janë duke hetuar ngjarjen makabre, thanë se trupat e fëmijëve janë mbytur dhe më pas janë dërguar në një ndërtesë ku dhe janë djegur.

Një banor i zonës ka thënë se në fillim zjarrfikëset menduan se kufomat ishin të ndonjë kafshe, por më pas zbuluan se ato ishin fëmijë.

Evgeni Katyshev : Zjarrfikësi fillimisht mendoi se kufoma e djegur i përkiste një qeni. Por kur ai u afrua më afër, ai kuptoi se ishin kufomat e dy fëmijëve.

Trupat e vogëlushëve ishin dëmtuar tmerrësisht shumë dhe ka qenë shumë e vështirë për të identifikuar gjininë e tyre, kanë thënë hetuesit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore.

Në deklaratën e saj të parë, 27-vjeçarja ka thënë se ka qenë e pamundur që të rriste dy fëmijët e saj, pasi nuk kishte para të mjaftueshme.  “Në fillim kam jetuar me burrin, por më pas jam divorcuar dhe e kisha shumë të vështirë për ti rritur fëmijët”, ka thënë ajo kur është pyetur lidhur me arsyet e krimit monstruoz. Por, më vonë e ka tërhequr këtë deklaratë.

Karimova ka një faqe biznesi me 27 mijë ndjekës në Instagram dhe shpenzonte para për të bërë pushime.

Nëna e saj, Natalia Testenkova ka folur lidhur më vrasjen makabre dhe ka thënë se nuk është e mundur që vajza e saj të kryente këtë veprim. “Ne nuk e besojmë këtë. Ajo është nënë e dashur. Si mund të vriste fëmijët e saj? Ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por ne nuk besojmë se këta janë fëmijët e saj që u gjetën të djegur”.

Dy javë para se të kryente vrasjen, Karimova në një kartolinë të publikuar për ditëlindjen e vajzës së saj, ka shkruar: “Ti je shpirti im, je arsyeja për të cilën jetoj, ti je kopja ime”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME