Categories Lajme

Detaje të reja/ Vetëdjegia e 66-vjeçarit në Korçë, flet familjari: Shqetësimi i vetëm ishte legalizimi i banesës

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë ku një 66-vjeçar u gjet i pajetë brenda automjetit të tij, pasi dyshohet se i ka vënë flakën vetes mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr. 10 të Korçës.

Një familjar i viktimës, jashtë kamerave, ka treguar se shqetësimi kryesor që ai kishte pasur lidhej me problemet për legalizimin e banesës.

Sipas tij, 66-vjeçari i kishte dokumentet për shtëpinë, por për një dritare nuk po arrinte të merrte legalizimin, çka e kishte shqetësuar prej kohësh.

“Problemi i vetëm që ka pasur ka qenë fakti që nuk po i legalizohej banesa. I kishte të gjitha dokumentet, por për një dritare nuk ia legalizonin. Më herët ka qenë emigrant në Greqi. Ka qenë njeri i rregullt dhe i qetë, aspak agresiv”, shprehet familjari i viktimës jashtë kamerave.

Një nga komshinjtë e e tij e përshkruan viktimën si një njeri të qetë dhe pa probleme me të tjerët.

“Jemi komshinj. Njeri më të rregullt nuk bën nëna. Ndonjë konflikt nuk di të ketë ai. Në shtëpi ishte shumë i rregullt. Konflikte nuk kishte. Jetonte me gruan, me Vjollcën.

Për brenda familjes nuk di të them. Ishte pensionist, kishte dy djem, një në Angli dhe tjetrin doktor në Greqi”, u shpreh një prej fqinjëve të tij.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa dyshimet paraprake janë se 66-vjeçari i ka vënë vetë flakën automjetit.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se brenda automjetit, në sediljen e parë të pasagjerit, ndodhej pa shenja jete shtetasi I. Ç., rreth 66 vjeç.

Nga veprimet dhe informacionet paraprake dyshohet se shtetasi mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trupi i 53-vjeçarit gjendet në malin e Bulqizës, mister shkaqet e vdekjes!

Gjendet i pajetë në malin e Bulqizës, ekspertiza zbulon plagë plumbi në gjoksin e 53-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që po binte

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Paketa fiskale/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME