Categories Lajme

Detaje/ Vrāsja e 60 vjeçarit në Gjirokastër, Policia: Konflikt për pronën

Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Labovë Zhapës, në Gjirokastër, ku një person ka humbur jetën pas një konflikti për pronat. Burimet nga Policia e Gjirokastrës kanë bërë të ditur se vīktimë ka mbetur shtetasi Andrea Xhavara, ndërsa autor i dyshuar për ngjarjen e rëndë është Jano Koleta. 60- vjeçari Xhavara mësohet se mbërritur pa shenja jete në spitalin “Omer Nishani”, ndërsa bluzat e bardha bënë të ditur se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e plagëve të rënda të shkaktuara nga mjete të forta. Menjëherë për këtë ngjarje është lajmëruar edhe Policia, e cila ka mbërritur në vendin ku ka ndodhur krīmi.

NGJARJA Burime nga uniformat blu bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas konflikteve verbale për tokat në fshat. 60-vjeçari dyshohet të jetë goditur më një mjet pune, sëpatë ose lopatë, por ende nuk është bërë i ditur zyrtarit ky fakt. Për këtë, blutë e Gjirokastrës kanë nisur hetimet dhe kanë shoqëruar në komisariat të afërm të vīktimës dhe të autorit të dyshuar. Konflikti, që mendohet të jetë i vjetër, mësohet se ka degjeneruar në grindje të ashpra mbrëmjen e djeshme, duke përfunduar me vrāsjen e 60-vjeçarit. Policia e Gjirokastrës ka shkuar në vendngjarje ku po kryen veprimet hetimore dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, ndërsa autori është arrestuar në banesë.

Sakaq, burimet nga Policia theksuan se autori ka tentuar t’i jepte ndihmën e parë vīktimës në vendin e ngjarjes, por ka qenë e pamundur. 60-vjeçari ka humbur jetën në vend, ndërsa transporti i tij në spital ka qenë pa rezultat. Pas ngjarjes, Policia ka ushtruar kontroll në fshat, ndërsa autori është gjetur në banesën e tij. Ai dyshohet se ka qenë duke pritur uniformat blu, ndërsa nuk i ka kundërshtuar ata gjatë shoqërimit në polici. Ai mësohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, për gjithë atë çfarë kishte ndodhur. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar në polici edhe familjarët e autorit dhe vīktimës. Këta të fundit kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me konfliktin e dy shtetasve, çka degradoi më pas duke shkaktuar një vīktimë. Ata janë shprehur se konflikti ka ndodhur pas disa problemesh që kishin me tokat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME