Categories Lajme

Nuk ka më leje ndërtimi në breg të detit… përveçse për PPP

Një projektligj që parashikon menaxhimin e integruar të bregdetit sjell në vëmendje në një nen të veçantë lejet e ndërtimit përgjatë vijës bregdetare. Ky nen përcakton tre raste përjashtuese për dhënien e lejeve në vazhdim ndërkohë që të gjithë ata që kanë ndërtuar do t’i nënshtrohen kontrollit të dokumentacionit mbi zbatimin e detyrimeve. Të gjithë ata që gjenden brenda rregullave do të çojnë deri në fund kontratën me shtetin ndërkohë që nuk përcaktohet qartë se çdo të ndodhë me pjesën tjetër. “Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit në bregun e detit, me përjashtim të kontratave koncensionare/PPP, investime strategjike dhe ndërtimeve për infrastrukturë publike. Për ndërtimet ekzistuese në bregun e detit, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Agjencia kërkon nga institucionet përgjegjëse verifikimin e dokumentacionit përkatës.

Agjencia verifikon në bashkëpunim me institucionet përkatëse, kontratat në fuqi të dhëna në bregun e detit. Kontratat të cilat pas verifikimit rezultojnë të rregullta mbeten në fuqi deri në përfundimin e afatit” thuhet në nenin 22 të ligjit për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare. Ajo që bie në sy në këtë projektligj janë kompetencat e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit të cilat janë përmbledhur në 20 pika e që fillojnë nga mbrojtja menaxhimi dhe promovimi i bregdetit deri tek rregulloret e plazheve e monitorimin e aktiviteteve që kryhen në pjesën e bregdetit. Po kështu Agjencia menaxhon pronën publike në bregdet si dhe krijon regjistrin për pronën për të vijuar më pas me pastrimin e deri tek dhënia me qira. Të gjithë lejet zhvillimore dhe të përdorimit duhet të kalojnë për mendim nga kjo Agjenci. Projetktligji parashikon edhe ngritjen e Komitetit të Menaxhimit të Bregut të Detit funksionon si organ kolegjial dhe kryesohet nga Ministri për Turizmin dhe Mjedisin. Drafti parashikon edhe institucionet që përfshihen në menaxhimin e bregdetit duke vënë së pari Agjencinë Kombëtare e Bregdetit, bazuar në vlerësimin/qëndrimin e Komitetit të Menaxhimit të Bregut të Detit, për veprimtaritë që zhvillohen në bregun e detit dhe për aktivitetet e turizmit detar si dhe infrastrukturën e tyre; Së dyti përfshihen njësitë e vetëqeverisjes vendore për veprimtaritë që zhvillohen në brezin e zhvillimeve të kontrolluara, duke bashkërenduar procesin me institucionet e përcaktuara në nenin 7 (komitetit dhe AKB) të këtij ligji. / Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME