Categories Lajme

Detajet/ Gati ligji që integron Shqipërinë në tregjet kripto-financiare

Ndërsa në Tiranë është duke u zhvilluar Konferenca e 41 Ndërkombëtare e Data Protection, e cila ka sjellë në kryeqytet edhe përfaqësues të kompanive gjigante të hi-tech si “Microsoft”, “Facebook” apo “Mastercard”, qeveria e Shqipërisë ka përgatitur një ligj që do të sjellë rregullimin e tregut tonë dixhital.

Projektligji për “Tregjet Financiare të bazuara në Teknologjinë e Regjistrave të Shpërndarë” pritet të dërgohet shumë shpejt në Parlament, duke rregulluar një sektor që në vitet e fundit ka marrë një hov zhvillimi edhe në vendin tonë.

Ligji i ri përcakton metodat e licensimit të operatorëve vendas apo të huaj, duke i hapur rrugë regjistrimit të kompanive që operojnë me teknologjinë më të avancuar të “Blockchain” edhe në vendin tonë.

Një teknologji e tillë e pahakueshme përdoret aktualisht edhe nga kripto-monedha më e famshme në botë, “Bitcoin”, por “blockchain” është një teknologji që mund të gjejë aplikime në shumë fusha.

Sipas ekspertëve, deri në vitin 2030, shumica e transaksioneve tregtare në botë do të realizohen përmes teknologjisë së “blockchain”, e cila për herë të parë fut konceptin e një kontrate të vetënegociueshme dhe vetëzbatueshme nga ana e biznesit.

Në fjalë të tjera, në momentin e dakordësimit të një kontrate, mbi bazën e kësaj teknologjie ajo bëhet “smart” dhe si e tillë, e vetëekzekutueshme.

Aktualisht, teknologjia “blockchain” po gjen një përhapje të madhe jo vetëm në fushën e tregtisë, por edhe në shëndetësinë e avancuar, “E-Learning”, energjinë e rinovueshme, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e bujqësisë, etj.

Projektligji i hartuar në përputhje me modelet më të avancuara në botë dhe rekomandimet e Bashkimit Europian, synon që duke hapur tregun shqiptare ndaj kësaj teknologji inovatore, të nxisë formimin e start up shqiptare në fushën e hi-tech, duke rritur punësimin, veçanërisht tek të rinjtë.

Një qëllim i dytë i këtij ligji është përshpejtimi i revolucionit dixhital, sidomos përsa i përket pagesave dixhitale, të cilat falë rritjes së transparencës dhe gjurmueshmërisë shërbejnë për të luftuar direkt evazionin fiskal apo fenomenin e pastrimit të parave. lexo.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME