Categories Lajme

Detajet/Si u t.ron.dit Kavaja nga br.eshëria e kal.lashit, gazetari i “News24” pa gjithçka: Njerëzit ul.ërinin, ja autori

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri, që tronditi këtë paradite qytetin e Kavajës. Gazetari Klement Baçi tregoi për “BalkanWeb” tmerrin e përjetuar nga ngjarja, teksa tha se është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Gazetari tha se ndodhej vetëm 20 metra larg vendit të ngjarjes dhe ka parë gjithçka, teksa shumë qytetarë kanë filluar të ulërasin.

“Qyteti i Kavajës është tronditur nga një plagosje me një breshëri arme tip kallashnikov, unë ndodhesha rreth 20 metra larg ngjarjes dhe u tmerrova, të gjithë njerëzit ulërinin. Ishin rreth 5 ose 7 plumba, të lëshuara nga armët. I plagosuri ndodhet në spital, është qëlluar disa herë ndaj tij, por ka marrë vetëm një plumb në barkë. Me dorën e majtë mbante të shtrënguar plumbin, ai u mor me një makinë private, që e shoqëroi menjëherë drejt spitalit”, tregoi gazetari i “News24” dhe “BalkanWeb”.

Ndërkohë, më tej ai zbuloi dhe emrin e autorit të plagosjes, i cili është shtetasi Fitim Baboqi. Ky i fundit ka vijuar të qëllojë në ajër me kallashnikov, edhe pas plagosjes, por kanë ndërhyrë disa persona që e njihnin, të cilët e kanë “izoluar”, derisa policia ka mbërritur dhe e ka shoqëruar.

Ndërkohë, situata në qytet vijon të jetë e tensionuar, teksa shumë njerëz janë mbledhur në vendin e ngjarjes dhe po konfliktohen. Gazetari Baçi tha për “BalkanWeb” se ka një konflikt mes palëve, ndërsa ka ndërhyrë policia për t’i ndarë, duke shoqëruar edhe dy të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME