Categories Lajme

Zjarr në një maternitet në Algjeri, di.gjen 8 foshnja të sapolindura

Tetë foshnje kanë ndërruar jetë teksa një spital u përfshi nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Algjeri. Zjarri shpërtheu në repartin e maternitetit në Algjerinë lindore, në orët e para të mëngjesit të sotshëm.

Nassim Bernaoui, një zëdhënës i policisë, tha për mediat se arritën të shpëtonin 11 bebe, 107 gra dhe 28 anëtar të stafit. Zjarri ra rreth orës 3:50 të mëngjesit, me orën lokale. Zëdhënësi shtoi me keqardhje se nuk kishin mundur dot të shpëtonin 8 foshnjet, disa prej të cilave ndërruan jetë prej djegieve e disa prej helmimit nga tymi. Qyteti Oued Souf, ku ra zjarri, ndodhet në jugperëndim të Algjerisë, rreth 500 kilometra larg kryeqytetit të vendit. Dhjetëra makina zjarrfikëse u mblodhën në vendngjarje për të vënë flakët nën kontroll. Ende nuk është i qartë shkaku i zjarrit. Kryeministri Noureddine Bedoui ka urdhëruar një hetim të thellë ndërsa ministri i Shëndetësisë, Mohamed Miraoui shkoi menjëherë në vendngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME