Categories Lajme

Deutsche Welle: Humbje e ndjeshme për partinë e Gjukanoviçit, formimi i qeverisë do të jetë shumë i vështirë

Pas zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi, duket se rezultati është shumë i ngushtë dhe formimi i qeverisë do të jetë shumë i vështirë. Sipas rezultateve të pjesshme, zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi kanë përfunduar me humbje të ndjeshme për Partinë Demokratike të Socialistëve, DPS të presidentit afatgjatë, Milo Gjukanoviç. Sipas të dhënave të institutit të opinionit, në Podgoricë, Cemi, partia properëndimore, DPS me 35% të votave dhe 29 mandate mbetet partia më e fuqishme. Por aleanca opozitare me 33% të votave dhe 28% të mandateve mbetet shumë pranë partisë DPS: Prognoza mbështetet në rezultatin e numërimit të 80% të votave.

Gjukanoviç është në krye të shtetit malazez në funksione të ndryshme që prej 30 vjetësh. Kritikët e akuzojnë atë për korrupsion, kufizimin e mediave të pavarura dhe manipulime zgjedhore. Në kohën e qeverisjes së tij nuk ka pasur asnjëherë ndërrim pushteti.

Para katër vjetësh, partia DPS ka arritur 41% të votave dhe zuri 36 nga 81 vende në parlament. Sipas të dhënave të institutit, Cemi, DPS kësaj herë edhe së bashku me partnerët e vegjël nuk do të arrijë shumicën absolute parlamentare. Krijimi i koalicionit pritet të jetë i vështirë./Deutsche Welle

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME