Categories Lajme

Deutsche Welle: I nxehti i korrikut ka thyer rekordet!

Sipas autoritetit amerikan të klimës, NOAA, muaji korrik ka qenë në mbarë botën korriku më i nxehtë që nga 1880, viti kur kanë filluar të bëhen matjet.

Të dhënat e detajuara janë: Temperatura mesatare mbi sipërfaqen tokësore dhe ujore të oqeaneve, ka qenë sipas të dhënave të NOAA (National Oceanic and Atmospheric Administration), entit amerikan për mbrojtjen e klimës, 0,93 grad celsius mbi vlerën mesatare të shekullit të 20-të, që është 15,8 gradë celsius.

Në këtë mënyrë muaji korrik i vitit 2021, ia ka kaluar muajve korrik të viteve 2016, 2019 dhe 2020 me 0,01 gradë celsius.

“Muaji korrik është në të gjithë botën muaji më i ngrohtë i vitit, por korriku i 2021 ka qenë korriku më i nxehtë i matur ndonjëherë,” tha shefi i NOAA-së, Rick Spinrad. “Ky rekord i ri i shtohet rrugës shkatërruese dhe shpërbërëse, që ndryshimet e klimës janë duke i përgatitur Tokës.”

Nxehtësi e madhe sidomos në Azi, Sipas të dhënave të NOAA, i nxehti ka qenë i madh sidomos në Azi. Në Europë, ky korrik ka qenë i dyti për nga nxehtësia. Shërbimi Europian për Ndryshimin e Klimës, Copernicus, e bëri këtë të ditur më parë në bazë të llogaritjeve të veta.

Ajo që bie në sy është se llogaritjet e bëra nga NOAA në mbarë botën nuk përputhen me llogritjet e bëra nga Copernicus. Ndërkohë që ekspertët e NOAA-së flasin për korrikun më të nxehtë që është regjistruar ndonjëherë, ekspertët e Copernicusit janë më të përmbajtur:

Sepse sipas regjistrimeve të bëra nga shërbimi europian, muaji korrik ka qenë i treti për nga nxehtësia i matur ndonjëherë në botë, me vlera më të ulëta nxehtësie se sa ato të vitit 2016 dhe 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME