Categories Lajme

“E piva në mëngjes rakinë më zuri në darkë!”, si mbrohen shoferët shqiptarë para gjykatës

Të kesh konsumuar alkool mbi sasinë e lejuar gjatë drejtimit të automjetit, është një vepër penale për shoferët, të cilët shpesh herë përfundojnë në pranga dhe më pas duhet të ndjekin një kalvar të gjatë “shlyerje” për drejtësinë në varësi të rastit.

“E piva në mëngjes rakinë më zuri në darkë!” Ky është justifikimi i Petrit Dajanaj, i zbuluar nga drageri i policisë se po drejtonte mjetin në gjendje të d ehur.

Si ai justifikimet e të arrestuarve që dalin përditë para gjykatës për këtë shkelje janë nga më të padëgjuarat që nga ngritja e dollisë deri tek festa ku nuk mungohej. Për Emirildo Cenaj drageri duhet të ketë gabuar që e nxori të d ehur, ndonëse ai këmbëngul se ktheu vetëm një gotë.

Seanca të tilla janë të zakonshme në gjykatën e Tiranës me shoferë të dehur të arrestuar që pasi konstatohet se nuk kanë shkaktuar dëme lirohen nën detyrimin një herë në muaj.

Nga janari deri tani janë arrestuar 420 shoferë të dehur që kanë dalë para gjykatës së kryeqytetit.

Për të njëjtën periudhë në të gjithë vendin numri i të dehurve në timon të prangosur në flagrancë rezulton 980, por me gjithë shifrën e lartë pjesa dërrmuese rezulton se deklaron se nuk ishin të pire mjaftueshëm. Pyetjes së policëve a kishin menduar të merrnin një taksi , ata i përgjigjen ‘jo”.

Veç fenomenit të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur për të cilin shqiptarët nuk janë sensibilizuar ende mbi rrezikshmërinë, burimet i thonë TCh se po vërehet edhe një trend i ri, siç është reklamimi në rrjetet sociale i udhëtimeve me shpejtësi të lartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME