Categories Showbiz

Devis Xherahu flet për herë të parë pas martesës: “Ma bën gruaja 8 me 2”

Këngëtari i njohur shqiptar, Devis Xherahu dhe partnerja e tij 17 vite më e re, Ertemiona Mejdani, janë kurorëzuar me martesë larg syve të publikut. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtari, i cili në profilin e tij në Instagram i kishte uruar ditëlindjen Ertemionës duke i shprehur dashurinë në disa rreshta.

“Sot është një ditë e veçantë për mua. Gjysma ime, fjalët janë të varfra në lidhje me atë që ndjej dhe dua të të shpreh sot. Gjithë bekimet e botës i mbledh dhe t’i dërgoj me trëndafila. Ps: A ka njeri ti thotë gjysmës time sa shumë e dua?”-shkruante Devisi krahas një fotoje të vjetër të çiftit. Vëmendjen në komente e mori një zonjë, e cila i sugjeronte Devisit të martohej me Ertemionën.

“Edhe 100, por pse s’e propozon ta fejosh ta martosh këtë vajzë, e more në qafë kaq vite.”- shkruante komentuesja, të cilit Devisi i është kthyer: “Ne jemi të martuar mike, por ti nuk e ke këtë informacion dhe nuk ka rëndësi që ta dish. Gjithsesi faleminderit!”, duke zbuluar martesën e tij në fshehtësi me Ish-Miss Shqipërinë.

Më vonë, ai e konfirmoi publikisht lajmin e martesës me fotot e ditës së tyre të shënuar në Instagram.

“Sot ishte nje dite e vecante per ne, Zyrtarizimi i lidhjes sone..🙏 ajo qe do i uroja gjysmes sime Ertemiones eshte, Te plakemi bashke jeta ime..😘❤️🍷🌹”- shkruante Devisi. Dje, këngëtari ishte i ftuar në “E diell” ku foli për martesën e tij dhe u ngacmua nga moderatorja Nevina Shtylla, e cila është mikeshë me Ertemionën. Moderatorja e pyeti Devisin nëse gruaja ia ka bërë 8 me 2, ndërsa ai ia ktheu: “Nëse respekti për të quhet 8 me 2 atëherë ma bën.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME