Categories Kulture, Turizëm

Dhërmi, vendi më i bukur në Botë

“Dhërmi, vendi më i bukur në Botë”

(Ky pohim është shkruar e lënë nga Petro Marko, shënimi shoqërues i këtyre fotove është impresion i kësaj mbasditeje në kalim prej  Aleksandër Çipa)

Në të gjitha orët e ditë-natës së çdo viti, ky vend është konkurues me më të bukurën. Nuk është e njëjtë bukuria e tij në kohën që rrjedh. Ky mbetet përherë,.. Dhërmi. Bukuria e tij është në lëvizje, aspak e ndenjur, e freskët, befasuese. Dhërmiu, kurdoherë që e sheh dhe sa herë që e sheh është magjik. Eshtë në bukurinë që edhe pasi e ke parë pambarimisht, sërish mos pretendo se e ke sosur shikimin për këtë bukuri që e bëri natyra dhe njerëzia e këtij visi.
Dua ta shoh e, ta shoh, e ta shoh, këtë bukuri të parreshtur, të paezaurueshme të visit tim.

Këtë magji të Dhërmiut tonë që dora e dukshme e njeriut dhe ajo e gjithëfuqishmja dhe e padukshme e natyrës, e vendosi në prehrin e ashpër të Akrokerauneve, buzës së Jonit, i cili ka mbetur ” nën këmbë” të bukurisë sonë. Aq gjatë ka qëndruar deti nën këmbët e visit tonë, sa përjetësisht është bërë hise e madhe e bukurisë së kësaj, tokeme emrin Malet e Vetëtimës.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME