Categories Lifestyle

Dhimbja e kokës në mëngjes është shenjë e disa çrregullimeve

Zgjimi në mëngjes me dhimbje koke, është mënyra më e keqe për të nisur ditën. Dhimbjet e kokës në mëngjes shpesh tingëllojnë të pakuptimta, për vetë faktin se trupi supozohet të ketë pushuar gjatë natës. Atëherë, çfarë e shkakton dhimbjen e kokës në mëngjes?

Gjumë i pamjaftueshëm Trupi ka nevojë për shtatë deri në tetë orë gjumë që të funksionojë siç duhet. Nëse flini më pak, atëherë ka diçka që nuk shkon dhe organizmin e kap paniku. Hormonet arrijnë kulmin, bashkë me rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut dhe stresin thonë ekspertët e sëmundjeve neurologjike. Një zgjidhje e shpejtë për këtë problem janë disa medikamente kundra dhimbjeve që funksionojnë menjëherë. Nëse mundeni përpiquni të dremisni për 20-30 minuta që t’i jepni mundësi trupit të funksionojë më mirë.

Gjumë i tepruar Nëse flini më shumë se nëntë orë, atëherë bie niveli i serotoninës, një hormon i çliruar nga truri. Sa më të ulëta të jenë nivelet e serotoninës, aq më pak gjak qarkullon në tru, gjë që nxit dhimbjen e kokës.

Luhatjet hormonale Në mëngjes, nivelet e endorfinës, hormonit të humorit të mirë janë të ulëta. Një gjë e tillë mund të shkaktojë migrenë tek disa njerëz. Sipas të dhënave të AgroWeb.org mungesa e hormoneve vështirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe rrjedhimisht koka dhemb. Aktiviteti fizik në mëngjes nxit prodhimin e hormoneve dhe mund të pushojë dhimbjen e kokës.

Pasojat e alkoolit Nëse një natë më parë e keni tepruar me alkoolin, atëherë përgatituni për dhimbje koke mëngjesin e të nesërmes. Pirja e alkoolit shkakton dehidratim dhe pakësim të qarkullimit të gjakut në tru. Mënyra më e mirë është që të hidratoheni me ujë ose pije të pasura me elektrolite. Vitamina C e tretur në ujë ndihmon mëlçinë të përpunojë alkoolin në mënyrë më efikase dh eta nxjerrë atë nga sistemi sa më parë.

Gërrhitja Gërrhitja, mungesa e ajrit, marrja e frymës pakësojnë sasinë e oksigjenit në tru dhe prishin cilësinë e gjumit. Mungesa e oksigjenit zgjeron enët e gjakut dhe qarkullimin e tij në tru. Presioni është i lartë dhe koka dhemb.

Mungesa e kafesë Kafeina luan rol stimulus për sistemin nervor. Nëse jeni mësuar duke e pirë kafenë në një orë të caktuar dhe nuk i përmbaheni rutinës, do të ndieni dhembje të fortë të kokës. Heqja dorë nga kafeja ka të njëjtin efekt dhe rrit presionin në tru duke shkaktuar dhimbje koke.

Depresioni Dhimbjet e kokës mund të ndodhin edhe si pasojë e depresionit. Ky i fundit ka lidhje të fortë me nivelet e ulëta të serotoninës.

Tensioni i lartë Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, atëherë dhimbjet e kokës janë më frekuente. Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje që kurohet nëpërmjet ndryshimeve thelbësore në regjimin ushqimor dhe medikamenteve përkatëse./Agroweb/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME