Categories Lajme

“Dhimbja nuk pyet për burrëri, ike dhe më le një peng”, mesazhet prekëse për presidentin e Fax News

E shtuna e këtij 5 Dhjetori i ka gjetur pafjalë, por me kurajo për të vazhduar misionin të gjithë punonjësit e Fax News dhe Faxweb, që humbën presidentin e tyre Kasem Hysenbelliu. Presidenti u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare në Turqi, ku luftoi për disa javë me Covid 19, e siç ndodhte rrallë e për mos të thënë kurrë për karakterin e tij, nuk mundi që ta fitonte. Lidhje me këtë humbje të rëndë kanë reaguar të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë viteve të gjata që ka qenë në media dhe në jetën aktive:

Bashkim Hoxha Nje lajm qe nuk do doja ta shkruaja kurre. Njeriu i mrekullueshem Kasem Hysenbelliu, president i FAX NEWS, nuk mundi ta fitonte betejen me virusin e mallkuar. Kam qene me fat qe e kam njohur nje njeri te tille. Te qofte i lehte dheu miku im. Ngushellime familjes dhe miqve te shumte te tij.

Artur Çani E shtune e zeze, dite e pabese, kohe e pabese, virus i pabese. Nuk e kisha ndjere kurre gjate gjithe pandemise dhimbjen kaq prane. Miku im do me mungojne cdo gje qe kam ndare me ty, gezimet e merzite, kenaqesite dhe shqetesimet, mirkuptimet pa folur e zenkat me ze te l’arte, besimet e dyshimet. Do me mungoshe miku im qe ike parakohe, pa rradhe, pabesisht, ike dhe me le nje peng qe do ta mbaj gjithe jeten me vete. Qaj tani qe shkruaj keto radhe. Dhimbja nuk pyet per burreri.

Nertila Spiri, drejtoreshë informacioni në Fax News Ky është statusi më i vështirë i jetës sime. Nuk do doja kurrë t’i shkruaja këto rreshta. Presidenti dhe administrator I TV FaxNews nuk e fitoi dot betejën me virusin e mallkuar. Po mundohem të mposht dhimbjen dhe sot do doja që të shkruaja vetëm gjërat e bukura që ai la pas. Zoti Hysenbelli me të cilën unë kisha fatin të punoja që nga 2012 do mbahet mend si njeriu I mirë, punëtor, njeriu që u ka dhënë shansin të gjithëve të punojnë dhe të ecin në profesionin tonë.

Me zotin Hysenbelli ne stafi i FaxNews prekëm atë gjënë e mrekullueshme që ai e thosh gjithmonë “liria nuk ka cmim”. Ai ishte arkitekti I I të parit TV të pavarur në vend, arkitekti I të vetmit TV që zbriti poshtë dhe u shtriu dorën, u bë zëri I njerëzve më të vuajtur të këtij vendi. Njeriu që I hapi dyert e biznesit dhe zemrës gjithkujt, gjithkujt. Prej afro një viti më besoi drejtimin e televizionit dhe në cdo moment unë kisha pranë këshillën e tij të vyer “ne nuk jemi me askënd, ne jemi me popullin” . Do t’u mungosh të gjithëve o mik i mire. Lamtumirë në paqen e amëshuar.

Trashgim Sokolaj Ngushellime te sinqerta familjes, te afermve, miqve e kolegeve! Nje lajm i keq per ndarjen nga jeta te nje njeriu qe e deshi median, qe investoi ne media me gjithe fuqine dhe pasionin dhe qe i mbeshteti pa fund gazetaret! Nese kishte nje njeri qe e kerkonte suksesin me pasion, pa reshtur, pa u lodhur, pa njohur dite pune a pushimi, ai ishte Kasem Hysenbelli. ! Kujtoj me respekt kohen e bashkepunimit me te, kur perpiqej te krijonte kushte optimale pune per gazetaret por edhe kur me guxim te pashoq qendronte perkrah nesh edhe kur merrnim kercenime per shkak te detyres ne mesnate! Respekt pa fund dhe u prehte ne paqe!

Erion Veliaj Kasëm Hysenbelliu investoi në median shqiptare me guximin e njeriut që e donte gazetarinë e mirë & për shumë vite administroi me sukses dy televizione. Sot ai u nda nga jeta – ditë e trishtë për gazetarinë & këdo që e njohu e punoi me të. Ngushëllime familjes! U prehtë në paqe.

Lulzim Basha Jam i hidhëruar nga lajmi tonditës për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut, një qytetar i angazhuar dhe luftëtar i medias së lirë. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Hysenbelliu për këtë humbje të rëndë! Lutjet dhe mendimet e mia janë sot me ta, si dhe me miqtë, kolegët dhe ekipin e televizionit Fax News. Për ne që e kemi njohur personalisht, Kasemi do të mbetet shembulli i njeriut kurajoz, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë dhe një përkrahës i të drejtës dhe të vërtetës. Ai do të kujtohet si një ndër kontributorët e spikatur në fushën e medias, themelues dhe president i televizionit Fax News, administrator i gazetës më të madhe në vend “Panorama” dhe i televizionit “News24”. Trishtimi dhe dhimbja janë të mëdha për këtë humbje tragjike. U prehtë në paqe!

Kastriot Çipi Në dy vitet e punës sime në Faxneës, nuk më ndërhyri kurrë, për asnjë pikëpamje të shprehur në ekran. U prehsh në paqe Kasem Hysenbelli! Do të të kujtoj gjithmonë si themeluesin e një medie plotësisht të lirë!

Rezarta Delisula Shume vite, pune, perkiushtim, njerzillik. Fjalet; zoti do te miret prane vetes sot e disa here me kane lodh. Disa na duhen dhe ne. Kasemi ishte njeri. Ca boshlliku la e u paste lene fuqi Keles e femijeve ta perballojne. Pusho ne paqe mik

Edmond Petraj Na ike shpejt miku im Kasem Hysenbelli, si ndodhi kështu o miku im i mrekullueshëm. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët. I lehtë dheu mbi ty miku im, Zoti të mbajë në krah, ashtu si kishit shpirtin.

Koço Kokëdhima Një tjetër lajm i kobshëm, një tjetër mik dhe koleg i shtrenjtë u nda prej nesh. Kasem Hysenbelliu, president i televizionit “Fax News” dhe ish-drejtues i “News 24” dhe “Panorama” e humbi betejën me coronavirusin. Kjo është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe median shqiptare. Të qoftë i lehtë dheu, i dashur Kasem!

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Unioni i Gazetareve Shqiptare ndan dhimbjen e humbjes se nje prej partnereve te vet, mikun dhe bashkepunetorin e dhjetra gazetareve shpiptare, zotin Kasem Hysenbelliu. Prej gati dy dekadash ai kontribuoi si administrator dhe pronar i mediave audiovizive, kryesisht informative duke qene nje partner aktiv dhe me cilesi te fuqishme njerezore, si dhe me ambicie te fuqishme.

Ai drejtoi disa nga kanalet me te rendesishme informative televizive ne vend si Tv Arberia, News 24, Fax News Tv si dhe redaksi te reja onlini, duke deshmuar kurajo dhe force organizative. Zoti Hysenbelliu ndau vlerat e nje administratori shume aktiv dhe bashkepunues me dhjetra punonjes dhe gazetare te mediave si dhe me organizatat e gazetareve. Unioni i Gazetareve Shqiptare u shpreh ngushellimet per ndarjen e parakohshme nga jeta te njeriut te dashur, familjes Hysenbelliu, stafit te Fax News dhe gjithe te afermve te Tij. Qofsh i paharruar miku yne! Zyra e shtypit Unioni i Gazetareve Shqiptare

Kel Demi Kasem, më ke tronditur thellësisht. Nuk ishte radha jote mik i shtrenjtë. Nuk punova asnjëherë me ty, por të pata përherë mik për kokë. Ishe nga të paktët njerëz të çiltër, të mirë dhe të guximshëm që kishte media në Shqipëri. U mësove të ngresh gjëra që ende nuk kishin mbirë në tokë, sikur deshe të thoje që nga dheu vimë tek ai do shkojmë. Zoti të bekoftë o njeri i mirë! Do më marrë shumë malli. Ngushëllime familjarëve nga redaksia e VloraNews.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet në SHBA krimineli Sokol Hoxha, i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe ekzekutimin e gruas pasi refuzoi prostitucionin

Ka marrë fund arratia e një prej shqiptarëve më të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës! 19-vjeçari merr përpara të riun, ndërron jetë në vendngjarje 28-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Sukth të Durrësit, ku për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, i riu hidhet nga pallati, humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME