Categories Lajme

Dhjetra denoncime për zhdukjen e sendeve me vlerë të viktimave të Covid, çfarë iu merren në spitale

Përveç humbjes të të dashurve të tyre për shkak të koronavirusit, disa prej familjarëve të viktimave u duhet që të enden edhe dyerve të autoriteteve përsa i përket humbjes së sendeve të tyre personale. Fax news përmes burimeve ka mësuar se prej muajit tetor e deri më sot, policia ka referuar në porkurori dhjetëra kallëzime të familjarëve të viktimave, që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Denoncimet në 6 komisariatet e policisë së kryeqytetit janë depozituar për sende personale në spitalet ku janë trajtuar pacientët që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se familjarët e viktimave kërkojnë ndihmën e autoriteteve që të gjendet sendet e humbura.

Shumica prej kallëzime kanë të bëjnë me humbje telefonash, ku pacientët pasi kanë ndërruar jetë, nuk i janë kthyer telefonat. Sipas burimeve në shumicën prej kallëzimeve familjarët deklarojnë se në telefonat e humbur ka shumë kujtime që ata kanë me të afërmin e tyre.

Gjithashtu nuk mungojnë as rastet kur pacientët i kanë humbur protofolët, ku kanë pasur brenda shuma të konsiderueshme parash. Ndërkohë së fundmi në emisione investigatime janë denoncuar disa raste abuzive, ku rasti më i rëndë është edhe ai sanitares Tire Aldërvishi, e cila për përkujdesjen e një pacienteve gjatë kohës që ka qenë e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i ka marrë vajzës së saj 8 milion lekë të vjetra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME