Categories Lajme

Dhu noi gruan e djalin, gjykata urdhëron Kujtim Gjuzin: Qëndro 200 metra larg dhe largohu nga shtëpia (Vendimi)

Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore dhe deputeti i Parlamentit Shqiptar, është urdhëruar nga gjykata ti qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij, 16-vjeçar. Kjo pasi, Kujtim Gjuzi, është de noncuar në policinë e Tiranës nga gruaja me inicialet M.K. dhe djali H.Gj, për dhu në në familje. Si pasojë e një konf likti në familje, Kujtim Gjuzi, besohet se ka ushtruar dhu në ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 16, vjeçar të cilët më pas e kanë de noncuar në polici dhe më pas i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një Urdhër-Mbrojtje.

Vetë deputeti Gjuzi, është person ligjbërës në parlament ku në ditët në vijim pritet të votojë paketën ligjore për ash përsimin e dë nimit të dhu nuesit e grave. Ngjarja ka ndodhur në muajin nëntor 2019, ku gruaja, së bashku me djalin e saj, kanë kërkuar Urdhër-Mbrojtje në gjykatën e Tiranës, ku gjyqtarja Kaçe Agolli, ka pranuar kërkesën e nënë e bir, duke i pajisur me urdhrin e mbrojtjes. Në vendimin e saj gjyqtarja Agolli urdhëron deputetin Kujtim Gjuzi të mos kryejë dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit H.Gj.

Njëherësh, gjykata urdhëron që Kujtim Gjuzi, të mos cë nojë dhe ngac mojë gruan me inicialet M.K. dhe djalin e tij. Gjithashtu në vendim thuhet dhe ndalohet që deputeti Kujtim Gjuzi të mos shkojë dhe hyjë dhe as mos qëndrojë në apartamentin në pronësi të gruas dhe djalit, në një distancë prej 200 metra. Po kështu nëpërmjet këtij vendimi të gjykatës së Tiranës, urdhërohet që të dyja palët si deputeti Kujtim Gjuzi dhe gruaja e tij, të bëjnë përpjekje maksimale për ti siguruar fëmijës së tyre H.Gj, qetësi dhe të mos e përfshijnë fëmijën në problematikat e tyre.

Një tjetër pikë e vendimit është dhe një urdhëresë që i lëshohet komisariatit nr. 1 në Tiranë, të cilës sipas vendimit të gjykatës duhet të shoqërojnë deputetin Kujtim Gjuzi për të tërhequr sendet personale nga apartament në pronësi të gruas. Mësohet se ky vendim tashmë është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, dhe deputetit Kujtim Gjuzi, nuk i mbetet gjë tjetër veçse nën shoqërinë e efektivave të policisë të tërheqë sendet personale nga shtëpia dhe të largohet nga banesa e bashkëshortes së tij./shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME