Sarandë Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, Policia ka vënë në pranga shtetasit: A. H., 24 vjeç, banues në fshatin Ninat, Sarandë. Ndalimi i këtij shtetasi të shpallur në kërkim u bë ditën e sotme, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal. F. D., 27 vjeç, banues në Konispol, Sarandë. Ndalimi i këtij shtetasi në kërkim u bë ditën e sotme, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal. Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.
Categories
Lajme
Sarandë, arrestohen dy të dënuar për moskallëzim krimi
