Categories Lajme

Dhùna ndaj të miturive, Evis Kushi: Drejtuesit e arsimit të tregojnë përgjegjshmëri

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me rastet e fundit të dhunës ndaj të miturve. Me anë të njuë postimi në rrjetet sociale, Kushi i bën thirrje të prerë drejtuesve të strukturave arsimore që të tregojnë përgjegjshmëri maksimale për identifikimin dhe parandalimin e çdo rasti dhune tek të miturit. Ministrja thekson se fokusi i mbledhjes së përjavshme me drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorive Rajonale dhe Zyrave Vendore, si dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, ishte trajtimi i këtyre rasteve.

Reagimi nga Evis Kushi:

“Nisur nga rastet e fundit të dhunës së ushtruar ndaj të miturve, fokusi i mbledhjes së përjavshme me drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorive Rajonale dhe Zyrave Vendore, si dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, ishte pikërisht trajtimi i këtyre rasteve.

Theksuam nevojën e përhershme për vëmendje të shtuar ndaj përgjegjësisë që ka çdo mësues, drejtues shkolle, psikolog apo punonjës social, për komunikim të ngushtë me nxënësit, prindërit, familjen dhe gjithë komunitetin për të identifikuar në kohë çdo rrezik dhe për të parandaluar çdo rast të mundshëm të dhunës së të miturve, jo vetëm në shkollë, por edhe në familje e kudo tjetër.

Dhuna ndaj të miturve është një fenomen i dhimbshëm global i cili rëndon jo vetëm mbi viktimat dhe familjet e tyre, por në mbarë shoqërinë. Prandaj edhe fokusi ynë në çdo kohë është trajnimi i të gjitha stafeve tona shkollore për identifikimin e hershëm të rasteve, trajtimin me përgjegjshmëri të tyre, e sidomos parandalimin në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME