Categories Lajme

Merr fund mashtrimi me kilometrazhin e makinave, kolaudimi do të zbulojë shifrat reale

Mashtrimi me uljen e kilometrazhit të automjeteve në Shqipëri është një shqetësim real prej disa vitesh tashmë për përdoruesit e makinave. Por ky fenomen tashmë pritet të marrë fund. Në certifikatën e kolaudimit të automjetit do të përfshihet edhe numri i saktë i kilometrave totale që ka përshkuar një makinë.

Drejtori i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka njoftuar se përveç kontrollit teknik të mjetit, do të bëhet edhe verifikimi dhe skanimi i kroskotit për të nxjerrë të dhënat reale të kilometrazhit. Kjo risi nuk do të ketë kosto ekstra, por do të jetë e përfshirë brenda tarifës ekzistuese për kolaudimin.

“Leximi i odometrit tashmë përfshihet në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore! Kilometrazhi në momentin e kolaudimit, verifikimi me fishë për mjetet me të dhëna digjitale dhe skanimi i kroskotit janë sot pjesë pa pagesë e shërbimit! Kjo risi sjell dokumentimin e kilometrazhit, dekurajimin e spekullimeve në treg, nxitjen e mbajtjes së librave të shërbimit (nga autoriparues të ligjshëm) dhe mbrojtjen e konsumatorit, blerësit, sikurse frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të tejamortizuara!

Kujdes: DPSHTRR përmes sistemeve të reja mbi verifikimin e mjeteve rezervon të drejtën të gjejë dhe nxjerrë kilometrazhin e vërtetë për mjetet rrugore të importuara, me kilometra, nëse ka mospërputhje me statusin e tyre në kolaudimin e parë në Shqipëri, sikurse të kërkojë nga homologët e huaj informacion në kohë reale mbi statusin më të fundit të odometrit! Mjeteve rrugore që rezultojnë me ulje kilometrazhi do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real! Nga janari 2022 në Certifikatën e Kolaudimit do të kemi edhe format historiku kilometrazhi”, ka shkruar në Facebook Blendi Gonxhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME