Categories Lajme

Dhunë dhe viktima, Haiti në prag të luftës civile

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada paralajmërojnë qytetarët e tyre: “Mos shkoni në Haiti”.
Paralajmërimi vjen, pasi tensioni në ishullin e Karaibeve mbetet i lartë, me protesta të dhunshme kundër presidentit Moise Jovenel që vazhdojnë për të nëntën ditë rresht. Protestuesit, duke bërë thirrje për daljen e Moise, bllokuan rrugët duke paralizuar transportin në kryeqytet.
Përleshjet midis demonstruesve dhe policisë kanë shkaktuar tashmë disa të vdekur. Kryeqyteti Port-au-Prince ka qenë skenë e dhunës së rëndë, i dyti vjetori i ardhjes në pushtet të Presidentit. Disa të tjerë u plagosën, por spitalet, ku barnat e pakta dhe pajisjet mungojnë, janë të braktisur për shkak se pacientët, të tmerruar, kanë preferuar për t’u fshehur në shtëpitë e tyre, për të shmangur daljet në rrugë.
Skenari është ai i një lufte civile. Protestuesit janë jashtë kontrollit: ata kanë marrë në shënjestër pompat e benzinës, pikat e karburantit dhe ujësjellësit. Është një kaos dhe emergjencë e vërtetë.
Protesta të tjera priten në ditët në vijim. Të paktën 100 turistë kanadezë kanë arritur të lënë Haitin me një aeroplan gjatë një pushimi të shkurtër nga luftimet, por punonjës të huaj dhe punëtorë janë të bllokuar.
Kryeministri Jean-Henry Ceant bëri një apel televiziv ndaj kombit, duke bërë thirrje për qetësi dhe premtimin për të luftuar korrupsionin, i cili për shumë prej tyre është rrënja e problemeve të vendit. Sa do të pajtohen haitianët për dialog me qeverinë, do të përcaktojë dhe shtrirjen e demonstratave dhe protestave të ditëve të ardhshme, përcjell GSh.
Për shumë të sëmurë, kjo mund të nënkuptojë kthimin në spitale, ku megjithatë ata do të vazhdojnë të kenë mungesë të ilaçeve dhe pajisjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME