Categories Lajme

Dhunoi me sende të forta qenin, Policia e Himarës identifikon autorin e ngjarjes

Një vepër e rëndë ka ndodhur  ditën e sotme në Himarë. Në një video të bërë virale,  shfaqet një burrë i cili godet me çekiç në qen brenda një oborri shtëpie.

Pak më parë Policia e Himarës njoftoi se ka identifikuar personin i cili ka dhunuar kafshën. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale R. R., 54 vjeç, i cili vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

“Himarë Pas publikimit në një portal, të një videoje në të cilën shfaqet një shtetas që godet me send të fortë, një kafshë (qen), shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e tij. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se personi që shfaqet në video është shtetasi R. R., 54 vjeç, i cili vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetasit R. R., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Policia fton qytetarët që të denoncojnë numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe ligjor.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME