Bashkimi Europian do të krijojë së shpejti një pakt të ri për migrantët, deklaroi sot ministri i Jashtëm Luigi Di Maio.
Pas takimin me nënkryetarin e Komisionit Europian, Margaritis Schinas dhe komisioneren për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Ylva Johansson, Di Maio deklaroi se komisioni i BE-së ka rihapur negociatat për çështjen e migracionit dhe azilit dhe së shpejti do të arrijnë në një pakt të ri europian për çështjen e migrantëve.
Di Maio shtoi se BE nuk mund të krijojë një politikë migrantësh pa Italinë.
