Categories Lajme

Diamanti i përsosur do shitet për 12-30 milion dollarë

Një diamant I rrallë mbi 100 karat, I cilësuar ndryshe, diamanti I bardhë I përsosur pritet të dalë në shitje në shtëpinë e Ankandeve, Sotheby’s. Ai konsiderohet si një nga diamantet më të rrallë dhe pritet të kapë vlerën e 12-30 milionë dollarë. Një prej diamanteve më të rrallë në botë pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm dhe pritet të kapë vlerën e 12 – 30 milion dollarëve.

Shtëpia e Ankandeve Sotheby’s tha se xhevairi 102.39 karat, me një shkëlqim të përsosur, është diamanti i dytë më i madh oval i këtij lloji që del në shitje. Më i madhi, një diamant 118.28 karat – u shit me çmimin rekord prej 30.8 milion dollar, në Hong Kong në vitin 2013. Vetëm shtatë diamante të tillë – të njohur si diamante të bardhë të përsosur, mbi 100 karat, janë shitur më herët në ankand. “Ne po shohim një diamant të jashtëzakonshëm,” tha Quig Bruning, kreu i Departamentit të Bizhuterive në Sotheby’s, Neë York.

“Për herë të parë në historinë tonë, ne po e ofrojmë këtë diamant pa rezerva, pa vlerësim paraprak. Dhe po e lëmë tregun të vendosë.” Diamanti do të shitet pa një çmim rezervë në Hong Kong më 5 tetor. Dy prej diamanteve më të mëdhenj në botë i përkasin monarkisë britanike dhe formojnë pjesë të Jewels Crown  British. Rekordi botëror për çdo diamant të shitur në ankand u vendos në 2017 kur një diamant ngjyrë trëndafili prej 59,60 karat, u shit për 71,2 milion dollar, një argjendari në Hong Kong. korrik 2022.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME