Categories Lajme

Koronavirusi në Shqipëri, 188 të shtruar, 2 viktima dhe 156 raste

Koronavirusi në Shqipëri, 188 të shtruar, 2 viktima dhe 156 raste Këtë të enjte (10 shtator) u shënuan 156 raste të reja me koronavirus nga 870 testime të kryera. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit, 2 persona kanë humbur jetën. Në spitale situata paraqitet e vështirë me 188 pacientë të shtruar, 20 në terapi intensive dhe 7 në intubim. Gjithashtu 62 pacientë kanë fituar betejën me koronavirusin ku gjithsej janë 6,346 të shëruar.

Të infektuar – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 870 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 156 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 62 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon – 63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër, nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje, nga 7 raste në Fier dhe Vlorë, nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz, 2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar.

Të shtruar – Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Viktima – Një 83 vjeçare nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

COVID-19 – Statistika (10 Shtator 2020)

Testime totale                   71280

Raste pozitive                   10860

Raste të shëruara            6346

Raste Aktive                      4190

Humbje jete 324 (Qarku Tiranë 155, Durrës 44, Shkodër 37, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2194

Durrës                  483

Shkodër               338

Lezhë                    239

Elbasan                192

Korçë                    159

Fier                       161

Vlorë                    143

Kukës                    121

Berat                    79

Gjirokastër         39

Dibër                     42

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME