Categories Lajme

Greqia kërcënon me sanksione Turqinë, zbardhen detaje nga takimi në selinë e NATO-s

Zyrtarët turq dhe grekë u takuan të enjten në selinë e NATO-s për bisedime që synojnë të parandalojnë shkallëzimin e mëtejshëm ushtarak në Mesdheun lindor, ndërkohë që Greqia bëri thirrje për sanksione “me peshë” të Bashkimit Evropian kundër Turqisë.

Zyrtarë ushtarakë nga dy vendet, që të dyja anëtare të Aleancës, do të zhvillonin bisedime në Bruksel të martën pas një kontakti fillestar javën e kaluar, por NATO-ja i shtyu bisedimet. Bisedimet e njoftuara nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg synojnë të parandalojnë një shkallëzim ushtarak nga incidente të tilla siç ishte përplasja mes anijeve ushtarake turke dhe greke muajin e kaluar.

Anijet greke ishin në vëzhgim të një mjeti lundrues turk që bën kërkime për naftë dhe gaz në ujërat e diskutueshme mesdhetare në perëndim të Qipros, një operacion që Greqia e ka dënuar si të paligjshëm. Ankaraja dhe Athina e shikojnë këtë zonë si pjesë të shelfit të tyre kontinental. Greqia thotë se çdo bisedim mes palëve do të varet nga largimi i anijes eksploruese turke nga ujërat e diskutueshme, por Turqia ngul këmbë se nuk mund të hyjë në negociata me parakushte.

Bisedimet teknike në selinë e NATO-s nuk do të trajtojnë çështjet thelbësore për mosmarrëveshjet territoriale, por në to mund të diskutohet mbi krijimin e një linje të posaçme komunikimi midis ushtarakëve të të dyja vendeve. “Turqia vazhdon të mbështesë përpjekjet për zgjidhjen e çështjes përmes dialogut dhe pa ndonjë parakusht”, tha një burim i palës turke. Greqia ka bërë thirrje për sanksione të Bashkimit Evropian ndaj Turqisë.

Të enjten, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se BE-ja duhet të vendosë sanksione “me peshë” ndaj Turqisë nëse ajo nuk i tërheq anijet nga zona. Ai tha se Turqia dhe Greqia kanë nevojë për dialog, “por jo nën kërcënimin e armëve”. Mosmarrëveshjet në Mesdheun lindor kanë vonuar sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Bjellorusisë, thanë katër diplomatë të BE-së, ndërkohë që janë shtuar edhe tensionet midis Turqisë dhe Francës, të cilat kanë mosmarrëveshje në një mori fushash. Krerët e BE-së do të takohen në 24 dhe 25 shtator për të diskutuar mbi këto çështje.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME