Categories Lajme

Dibër/ 30-vjeçarja merr jetën e saj, tri javë pas lindjes së foshnjës

Një 30-vjeçare dyshohet se është vetëvrarë në Maqellarë të Dibrës, në rrethana ende të paqarta. E reja, pak javë më parë, kishte lindur një fëmijë dhe pas daljes nga spitali nuk ishte ndjerë mirë. N. Rubla është vetëvrarë me çiften që familja mbante në shtëpi. Mësohet se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që janë marrë në pyetje të afërmit e vajzës së vetëvrarë, si dhe është sekuestruar telefoni që viktima mbante.

“Tri javë më parë Rubla është shtruar në maternitetin e Peshkopisë. Pasi ka lindur, ajo nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Sipas mjekëve, lindja është kryer në kushte normale, por 30- vjeçarja ka kaluar në depresion. Nuk kemi ende të dhëna se cilat kanë qenë shkaqet e kalimit në depresion, por po hetojmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë”, pohuan zyrtarë të Policisë Dibër. Po ashtu, po hetohet nëse Rubla ka pasur debate apo konflikte me familjarët e saj, të cilët janë të parët që njoftuan Policinë për ngjarjen e ndodhur në banesë. Ata sqaruan se nuk e kanë besuar kurrë se 30- vjeçarja do të vetëvritej, pasi kurohej rregullisht dhe kishte përmirësime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME