Categories Lajme

Dibër, nën hetim dy specialistë, lejuan prerjen e pyjeve

Policia ka goditur dy raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, Në jetim janë vënë dy specialistë të shërbimit pyjor të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

“Goditen dy raste të prerjes së paligjshme të  pyjeve.  Procedohen penalisht në gjendje të lirë dy Specialistë të Shërbimit Pyjor për ‘Shpërdorim Detyre’ U kap duke transportuar lënde drusore pa dokumentacion përkatës, gjatë shoqërimit në Komisariat ka tentuar të korruptojë  punonjësit e  policisë  për shmangien nga përgjegjësia ligjore, vihet në pranga 35-vjeçari.

Ndalohet një tjetër shtetas për ‘Prerje e paligjshme e pyjeve’

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë ushtruar kontroll në fshatin Bufull, Selishtë, dhe si rezultat kanë konstatuar  shtetasn I. L.,  duke transportuar një sasi prej 4 m3 lëndë drusore  pa dokumentacion përkatës. Gjatë shoqërimit në Komisariat shtetasi I. L., ka tentuar të korruptojë me shpërblim në të holla punonjësit e policisë me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 35 vjeç, banues në Selishtë.

Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit F. C., 61 vjeç, pasi gjatë kontrollit të zonës në fshatin Bufull,  shërbimet e Policisë kanë gjetur të stivosura 8m3 lëndë drusore, të prera pa dokumentacion përkatës nga shtetasi F. C.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar ka filluar procedimi penal si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim Detyre”, për shtetasit :

  1. B., 57 vjeç; H. Sh., 54 vjeç, (Specialist të Shërbimit Pyjor, Dibër), pasi nuk kanë ushtruar kontrolle mbi detyrimet ligjore për mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve në sektorin përkatës duke lejuar  që individë të kryejnë  dëmtime të pyjeve në këtë zonë. Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME