Categories Lifestyle

Dietë 5 ditore që ju duhet, mollë dhe dardhë për të humbur 5 kg

Dardhat dhe mollët janë ideale për tu konsumuar gjatë një diete, për shumë arsye.

Molla përmban fibra dietetike, të cilat japin ndjenjën e ngopjes, pengojnë oscilimin e nivelit të sheqerit dhe shumë ngadalë shndërrohen në yndyra. Këto fruta janë thesare kryesore të vitaminave A dhe C, kaliumit dhe likopenit antioksiduesit më të fuqishëm, i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Përveç kësaj, në 100 gramë mollë dhe dardhë gjenden 60 kalori, prandaj janë të përsosura për dietë.

Dieta zgjat pesë ditë, por mund ta përsëritni pasi të keni bërë dy ditë pushim. Harrojini ëmbëlsirat, bukën e bardhë, djathërat me yndyrë dhe jepini përparësi mishit të pulës, peshkut, pemëve, perimeve dhe drithërave integrale.

Nga yndyrat, mund të përdorni vetëm vajin e ullirit, ndërsa nga shtesat piper dhe bimë me aromë. Çdo mëngjes, menjëherë pas zgjimit, pini një gotë ujë të vakët.

Mos anashkaloni vaktet. Hani mëngjes jo më vonë se një orë pasi të jeni zgjuar, sepse në këtë mënyrë përshpejtohet metabolizmi dhe ju mund të humbisni rreth 5 kg. Konsumoni dardha dhe mollë secilën ditë derisa të jeni në këtë regjim ushqimor dhe mos i zëvendësoni me fruta të tjera.

Menuja pesëditore

Dita e parë

Mëngjesi: ½ mollë e kuqe dhe 250 ml qumësht me 0.5 % yndyrë, 1 dardhë

Dreka: 2 vezë të ziera, 250 g perime të përziera, të cilave u shtoni vaj ulliri, limon dhe uthull dhe 40 g bukë integrale

Darka: 150 g fileto pule të pjekur, 40 g bukë integrale, një filxhan jogurt, lëng nga molla dhe dardha.

Dita e dytë

Mëngjesi: Sanduiç nga buka integrale dhe 100 g mish pule 250 ml lëng të freskët molle

Dreka: 200g file peshku, 150 g molla të tharta të përgatitura me një patate, 40 g bukë integrale, 1 dardhë

Darka: 120 g peshk dhe 250 g sallatë misri dhe karota me vaj ulliri, uthull dhe lëng limoni.

Dita e tretë

Mëngjesi: Jogurt frutash, 1 mollë dhe 1 dardhë

Dreka: 100 g spageti me 150 g salcë bolonjeze, mollë e pjekur

Darka: 250 mish viçi i pjekur me sa më shumë perime të ndryshme, 40 g bukë integrale, 1 dardhë.

Dita e katërt

Mëngjesi: Një filxhan kos, 1 dardhë

Dreka: 200 g peshk, 150 g sallatë sezonale të plotësuar me lëng limoni dhe vaj ulliri, 40 g bukë integrale, lëng molle dhe portokalli

Darka: 100 g djathë, 100 g patate të ziera, 1 dardhë

Dita e pestë:

Mëngjesi: Sanduiç nga buka integrale, 1 filxhan kos, 1 mollë dhe 1 dardhë

Dreka: 200 g oriz pilaf dhe mish pule, spec të pjekur të plotësuar me vaj ulliri, hudhër dhe uthull, 40 g bukë integrale, lëng molle

Darka: 120 g peshk të pjekur, 250 g sallatë misri të spërkatur me limon, 40 g bukë integrale, 1 dardhë.

Mollët pastrojnë organizmin dhe nxisin funksionin e mëlçisë dhe fshikëzës. Dardha në mënyrë natyrale rregullon nivelin e sheqerit në gjak, gjë që e bën atë një frut ideal për dieta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME