Categories Lajme

Digjen lëndë toksike në Ish-trikotazhin e Korçës

Digjen l ëndë toksike në Ish-trikotazhin e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 9 të qytetit të Korçës dhe se 10 familje janë të rrezikuara për shkak të helmit që lëshojnë këto mbetje.

Në vend ka shkuar policia e cila nuk ka lejuar banorë të tjerë të hyjnë në pallatin që ndodhet pas fabrikës, por ndërkohë brenda pallatit ka të tjerë banorë.

Mësohet se djegia ka ardhur nga reaksioni që krijojnë l ëndët k imike me njëra- tjetrën në prani të temperaturave. Lagështia ka bërë që të aktivizohet përzierja e lëndëve. Këto l ëndë k imike çlirojnë tym dhe gaz me përmbajtje kimike çka mund të h elmojnë banorët.

“Ka që në mëngjes, është një situatë shumë e vështirë. Pas shpinës sime është një fabrikë, dhe herë pas herë shpërthejnë h elmet. Kemi njoftuar institconet, kanë ardhur disa herë, kanë bërë ndërhyrje të vogla, por nuk është dhënë zgjidhje përfundimtare. Janë rreth 10 familje që banojnë tek ndërtesa prapa, tek pallati. ka rreth 4-5 muaj që ndodh kjo, jo e përditshme, sipas situatës.

Dolëm në mëngjes, ishte tym dhe ajri shumë i rënduar dhe lajmëruam pastaj. Ajri është shumë i rënduar, janë helme të ndryshme. Për momentin nuk ka asnjë masë, thjesht është mbyllur hyrja e pallatit. Policia na detyroi që të mos futem në pallat. Pjesa tjetër janë brenda”, deklaroi një banor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME