Categories Lajme

Përfshihet nga flakët në ecje makina në Fier, shpëton shoferi

Një automjet tip “Hyundai” është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier- Patos, pranë stacionit të lagjes “1 Maji”. Mësohet se mjeti ka qenë në ecje kur papritur ka marrë flakë, por fatmirësisht nuk është shkrumbuar plotësisht. Drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë nga makina sapo ka vënë re tymin që kishte nisur të dilte nga pjesa e kroskotit. Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërkohë Policia dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje.

Informacion paraprak Sot rreth orës 15:30, në lagjen “1 Maj”, në ecje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Hunday”, në pronësi të shtetasit M. A., ku është djegur pjesa e përparme e tij. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motor. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimi zjarrfikës dhe ato policore, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME