Dy mjete kanë marrë flakë dhe janë djegur plotësisht në mes të Shkodrës, në afërsi te Kishes Franceskane. Fotoja e shkrepur pak më parë tregon se mjetet janë shkrumbuar dhe në vendngjarje kanë shkuar edhe zjarrfikëset të cilat kanë neutralizuar flakët.
Paraprakisht dyshohet se mjetet janë spërkatur me benzinë dhe më pas i është vënë flaka. Njëri nga automjetet dyshohet se është në pronësi të një gjykatësi të njohur në Shkodër, ndërsa mjeti tjetër është në pronësi të një të afërmi të një prokuroreje./ShkodraNews
