Categories Lifestyle

Si të përdorni gjethet e hurmave për qarkullimin e mirë të gjakut

Hurmat e shijshme dhe ekzotike kanë diçka magjike që shkon përtej kënaqësisë së shqisave tona të shijes. Nga veriu në jug, Shqipëria është e bekuar nga prania e këtij fruti të mrekullueshëm, i preferuar nga të gjithë shqiptarët.

Krahas shijes unike, hurmat janë një pasuri më vete në aspekt vlerash shëndetësore. Por ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet” të fuqishëm plot vlera kurative për zemrën, kockat dhe qarkullimin e gjakut. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se çaji i gjetheve të hurmave përmban një nivel të lartë përfitimesh dhe vlerash. Së pari, ky lëng përmban dhjetë herë më shumë vitamin C se çajrat e tjerë bimorë.

Përveç vitaminës C, gjethet e hurmanve janë shumë të pasura me antioksidantë, amino acide dhe shumë vitamin të tjera. Flavonoidët tek çaji i gjetheve të hurmave ndihmon për uljen e tensionit të gjakut dhe përmirëson ndjeshëm qarkullimin e tij. Kjo i atribuohet sasisë së madhe të antioksidantëve që pastrojnë gjakun dhe enët e tij.

Si të Përgatisni Çajin e Gjetheve të Hurmave në Shtëpi

Vendoseni çajnikun në zjarr dhe hidhni një filxhan me ujë Pasi uji të marrë valë, hidhni një lugë çaji me gjethe të thata hurme Ziejini për 10 deri në 15 minuta Kullojeni çajin dhe servireni të ngrohtë.

Çaji arrin të marrë një shije të kombinuar mes të ëmblës dhe të athtës vetëm kur ftohet. Në çdo rast ju mund të shtoni mjaltë sipas preferencës. Çajin mund ta pini rregullisht dhe më shpesh akoma në stinën e virozave kur sistemi imunitar ka nevojë për ndihmë të përballet me gripin dhe të ftohurën.

Vlera Të Tjera Të Gjetheve Të Hurmave

Gjethet e hurmave kanë aftësinë të përmirësojnë shëndetin e syve, ngadalësojnë plakjen, parandalojnë disa sëmundje, përmirësojnë tretjen. Gjithashtu ato forcojnë sistemin imunitar, ulin kolesterolin, rrisin metabolizmin, forcojnë kockat, rrisin aftësitë mendore, ulin tensionin e gjakut dhe përmirësojnë paraqitjen e lëkurës. Për më tepër, lëngu i gjetheve të hurmave përshpejton shërimin e trupit, humbjen në peshë dhe lufton inflamacionin. /AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME