Categories Lajme

Digjet gjatë natës tapiceria në Elbasan, dëmi mijëra euro

Foto ilustruese 

Një vatër zjarri, që mori përmasa të mëdha përfshiu mbrëmë rreth, orës 23.45, një magazinë me materiale tapicerie, në lagjen “Shënkoll”, në Elbasan.

Magazina ishte në pronësi të shtetasit Leonard Mustafai, ndërsa nga zjarri raportohet se pati dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës, duke bërë të mundur në kohë rekord izolimin e vatrës së zjarrit dhe shuarjen e tij.

Burime jo zyrtare bënë me dije se dëmi i shkaktuar nga zjarri që përfshiu magazinën përllogaritet në vlerën e disa mijëra eurove.

Ndërkaq, policia po heton për shkaqet e rënies së zjarrit dhe ende nuk ka një version zyrtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME