Categories Showbiz

“Dikush po bën një lojë me shumë emra të njohur”- Aurela Gaçe zbulon mashtrimin në emër të saj, ja thirrja e saj

Pas Ardit Gjebreas dhe Rudina Magjistarit, edhe Aurela Gaçes i është përdorur emri dhe identiteti për të mashtruar në rrjete sociale. Një person ka hapur një profil në “Facebook” me emrin e këngëtares dhe në një postim ka shkruar se do të dhurojë 10 mijë euro për 2,500 njerëzit e parë që komentojnë fjalën “dashuri”.

Pasi është vënë në dijeni të një mashtrimi të tillë, Gaçe ka njoftuar menjëherë fansat e saj që të bëjnë kujdes. “Vëmendje miq! Dikush ka marrë videon time nga ‘Facebook#Fanpage’, ka hapur këtë faqe me emrin tim, Aurela Gaçe Live, është duke përdorur emrin tim, nuk e kuptoj pse.

Ju lutem, mos u përgjigjni në mesazhet që ju dërgojnë. Faqja ime e vetme është e certifikuar. Ju lutem, mos u mashtroni. Dikush po bën një lojë me shumë emra të njohur. Mos hapni asnjë mesazh nga kjo faqe. Mos jepni të dhënat tuaja personale, bankare. Ju marrin ato të dhëna e ju vjedhin. Raportojeni, raportojeni!”, shkroi këngëtarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME