Categories Lajme

Dimri erdhi me dëborë, zbardhet verilindja, bien temperaturat në të gjithë vendin

Dimri erdhi me reshje dëbore në verilindje, ndërsa temperaturat shënuan rënie në të gjithë vendin. Reshjet e para u shënuan në Kukës, Tropojë e Has, nga ku nuk ka raportime për probleme. Dëbora shënoi zyrtarisht nisjen e stinës së dimrit në verilindje. Ndonësë me intensitet të ulët, reshjet nisën gjatë natës në lartësitë mbi 400 metra në Kukës, Has e Tropojë. Në mëngjes, trashësia e dëborës varionte nga 1 deri në 4 cm. Këto pamje vijnë nga fshati Shishtavec në Kukës.

Mali i Gjallicës e Kotetnikut po ashtu ishin zbardhur. Reshjet kishin zbritur edhe në shpatet malore të rrugës së Kombit, por pa problem për lëvizjen në rrugë. Lëvizja vijoi normalisht edhe në rrugët rurale në të gjithë qarkun e Kukësit, nga ku nuk pati raportime për problematika të krijuara nga bora. Por drejtuesit e mjeteve këshillohen të pajisjen me goma dimërore dhe të respektojnë sinjalistikën për të shmangur rrezikun e aksidenteve.

Ndërsa në verilindje ka dëborë, pjesa tjetër e vendit pritet të karakterizohet nga temperatura të ulta dhe reshje shiu. Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes dhe do të shoqërohen me luhatje vlerash nga -3 deri në 14 gradë celcius. Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatarisht në det duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME