Categories Lajme

“Menduam se ishte tërmet” Njerëzit tregojnë ate që përjetuan gjatë shpërthimit të vullkanit në Indonezi

Një shpërthim vullkanik në Indonezi ka ngritur në alarm autoritetet ndërsa rreziku vazhdon. Nuk raportohen të lënduar ndërsa banorët janë evakuuar 2.5 milje nga zona. Zyrtarët kanë pezulluar përkohësisht fluturimet në aeroportin lokal.

Një vullkan shpërtheu të dielën nga mali Ili Lewotolok në Indonezi, duke lënë pas një re të madhe hiri që mbuloi qiellin deri në 4 km lartësi, ndërsa aeroporti lokal u mbyll përkohësisht. Autoritetet nuk kanë raportuar të lënduar nga shpërthimi, por ngritën statusin e gatishmërisë në nivelin e dytë më të lartë dhe paralajmëruan të tjera shpërthime.

Zona e ndaluar rreth kraterit në një pjesë të largët të arkipelagut të Azisë Jug-Lindore, u zgjerua në 2,5 milje ndërsa fluturimet u këshilluan të shtyheshin. “Njerëzit këshillohen të mos kryejnë asnjë aktivitet brenda një rrezeje 4 km nga krateri”, tha agjencia gjeologjike e Indonezisë.

“Fillimisht menduam se ishte tërmet, ndërsa kur dolëm jashtë pamë një breshër hiri vullkanik,”  tha një vendas, nga qendra e evakuimit, ku ndodhet bashkë me banorët e tjerë.

E gjendur në Unazën e Zjarrit, Indonezia numëron rreth 130 vullkane aktive për shkak të pozicionit të saj në Unazën e Zjarrit, një rrip kufijsh të pllakave tektonike që rrethojnë Oqeanin Paqësor, ku ndodh aktiviteti i shpeshtë sizmik. Në fund të vitit 2018, Anak Krakatau, një vullkan në ngushticën midis ishujve Java dhe Sumatra, shpërtheu dhe shkaktoi një rrëshqitje toke nënujore që lëshoi një tsunami, duke vrarë më shumë se 400 njerëz.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME